AKU bllokon 52 tonë miell në Fier, ruheshin pa kushte higjieno-sanitare

52 tonë miell janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Fier.

Sasia e konsiderueshme e miellit u bllokua pasi produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare. AKU thotë se në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë dhe ubjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.

Veç sekuestrimit, u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?