AKU bllokon djathë dhe produkte pule në dy subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhvilloi kontrolle në dy subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e përpunimit të qumështit dhe mishit, në kuadër të planit mujor të inspektimeve me bazë risku për stabilimente me rrezikshmëri të lartë.

Sipas AKU-së, trupat inspektuese të Drejtorisë rajonale Tiranë konstatuan shkelje të kushteve higjieno-sanitare gjatë kontrollit në baxhon “Bonum”, ku në ambientet e përpunimit u evidentua prani myku, ndryshku dhe lagështie.

AKU bllokoi aktivitetin e baxhos, si dhe u bllokua një sasi prej 328.7 kilogramësh djathë i bardhë dhie, i konsideruar produkt i pasigurt për konsum. Ndaj subjektit u vendos gjithashtu gjobë në vlerën 300 mijë lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore për higjienën e ushqimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inspektorët kryen kontrolle edhe në subjektin “KMY”, që ushtron aktivitet në përpunimin e mishit. Në këtë rast u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

AKU bllokoi ambientin ndihmës, si dhe 588 kilogramë fileto pule “super frango” dhe 150 kilogramë gjoks pule “pechungon”. Nga këto produkte janë marrë mostra për analiza mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike. Ndaj subjektit u vendos gjithashtu gjobë në vlerën 300 mijë lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?