AKU gjobit një furrë buke në Fier, thirrje marketeve: Higjenë, shmangni radhët
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se po kontrollon furrat e bukës dhe supermarketet, së pari në mbajtjen e higjëns kundër përhapjes së virusit dhe së dyti, për të mos lejuar abuzimin me çmimet.
Në një njoftim në Fb, AKU tha se ka vendosur gjobë ndaj një furri buke në Fier.
“Në sfidën ndaj Covid-19 AKU në të gjithë vendin ka ngritur grupe kontrolli dhe monitorimi me qëllim forcimin e sigurisë ushqimore dhe shmangien e çdo mundësie për përhapjen e virusit dhe rrezikimin e shëndetit të konsumatorëve, njoftoi Autoriteti.
Drejtoria Rajonale e AKU Fier ka vijuar monitorimet, por edhe kontrollet zyrtare bazuar në bashkëpunimin e fortë me konsumatorët duke këshilluar dhe ndërgjegjësuar subjektet kryesisht furra buke dhe markete ushqimore për nevojën e shtimit të masave të sigurisë.
Zbatimi i kushteve të mira higjeno-sanitare, mos abuzimi me çmimet, por gjendja pranë çdokujt në nevojë në këtë situatë të vështirë nga njëra ane si dhe mbajtja e mjeteve mbrojtëse, uniformave dhe shmangien e prezencës së shumë qytetarëve brenda subjektit nga ana tjetër janë fokusi i veprimtarisë së këtyre ditëve nga AKU-së.
Në sajë të shtimit të kontrolleve si dhe bashkëpunimit më konsumatorët në një subjekt furre buke për shkelje të kërkesave ligjore u vendos masa administrative “gjobë”.”