AKU-ja, nis kontrollet për festat
Tolerancë zero ka paralajmëruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për të gjitha bizneset që do të shkelin sigurinë ushqimore, veçanërisht gjatë festave të fundvitit. Drejtori Robert Lili, bëri me dije nisjen e fushatës së kontrolleve.
”Kjo fushatë do të shtrihet në gjithë vendin, gjithë operatorët e biznesit ushqimor kryesisht atyre me shumicë dhe stabilimentet e përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore. Sektorët më problematikë janë importuesit e mëdhenj të ushqimeve dhe stabilimentet e përpunimit dhe prodhimit të produkteve bujqësore”.
Lidhur me shqetësimin e përdorimit të vajit të palmës, kreu i AKU-së tha se produkti nuk është i ndaluar por bizneset që e përdorin duhet ta bëjnë të ditur prezencën e tij në etiketë. Deri në muajin tetor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer rreth 82 mijë inspektime.