AKU, mbi 12 tonë ushqime të bllokuara në një javë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar më shumë se 12 tonë produkte ushqimore jashtë standardeve të sigurisë ushqimore, ndërsa po intensifikon kontrollet në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor veçanërisht tani në sezonin e verës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë publik raportin e kontrolleve të kryera nga data 2 deri në 8 gusht. “Nga 1989 inspektime të kryera për këtë periudhë, 6.21 tonë është sasia e produkteve të bllokuara dhe 6.23 tonë produkte të asgjësuara”, bëri të ditur AKU.
Sipas AKU-së, përveç produkteve të bllokuara apo asgjësuara ka pasur dhe një numër relativisht të lartë gjobash, të cilat kanë kaluar vlerën e 20 milionë lekëve.