AKU mbledh prodhuesit e bukës dhe importuesit e miellit, Gjylameti: Bashkëpunimi është çelësi për produkte më të sigurta
Me ftesë të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Këshilli Ekonomik Kombëtar (KEK), si dhe me praninë e përfaqësuesve të Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), u zhvillua në “Shtëpinë e Biznesit” një tryezë teknike me prodhuesit e bukës, brumërave dhe importuesit e miellit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore në vend.
Takimi u fokusua në format e reja të inspektimit, proceset e certifikimit dhe sfidat e integrimit në tregun e përbashkët, duke shërbyer si një platformë profesionale për harmonizimin e praktikave të punës me standardet e Bashkimit Evropian.
Gjatë diskutimeve mbi zbatimin e ligjshmërisë, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Gjylameti theksoi rolin e institucionit si filtër garancie përmes forcimit të kapaciteteve në Pikat e Inspektimit Kufitar. Ajo e cilësoi bashkëpunimin e ngushtë me biznesin si rrugën e vetme për të siguruar produkte gjithnjë e më të sigurta për konsumatorin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

