AKU në Thumanë, kontroll i produkteve ushqimore
Drejtori i Përgjithshëm i Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, monitoroi nga afër situatën e krijuar në Thumanë nga ku inspektoi menaxhimin që po i’u bëhet produkteve ushqimore të mbledhura pranë palestrës së shkollës “Ramazan Jangozi”. Lili gjatë kësaj vizite vendosi theksin tek kontrolli një për një të të gjitha produkteve ushqimore nga ana e inspektorëve të AKU-së, në mënyrë që të garantohen produkte të shëndetshme për konsum dhe mbrojtjen e shëndetit të banorëve të zonës. Gjithashtu nga ana e tij u sigurua që kontrollet rigoroze do të vijojnë për përballimin me sa më shumë efikasitet të situatës së krijuar, duke qenë afër banorëve të prekur nga tërmeti në këtë situatë të vështirë.
KOHA JONË SONDAZH

