AKU program ndërgjegjësues në shkolla për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i  Ushqimit nën logon “Siguria Ushqimore” ka nisur një program ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe. Ky program ka startuar në kryeqytet në shkollën 9-vjeçare “HasanTahsin” për tu shtrirë më tej në të gjithë Shqipërinë. Dita e parë e programit rezultoi një sukses, vlerësuar kjo nga interesi i lartë i nxënësve,  me pyetjet  e shumta rreth kësaj tematike.

Më konkretisht, synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.

Në këtë kuadër duke marrë në konsideratë se për grup-moshat e nxënësve – referuar nevojave metabolike në funksion të procesit të rritjes dhe zhvillimet të tyre – është jetike cilësia dhe siguria e ushqimeve që ata konsumojnë, AKU ka pasur vëmendje të shtuar për kontrolle në subjekte që ofrojnë ushqim afër shkollave, sidomos të shitësve ambulant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në harkun kohor shtator-dhjetor 2018 inspektorët e AKU-së kanë kryer 511 inspektime ndër tojanë vendosur  194  paralajmërime  35 gjoba si dhe 14 ndërprerje aktiviteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?