AKU vijon aksionin! Mbyll lokalin e dasmave në Dibër, lagështi dhe ambiente me myk

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” në Dibër, që sipas AKU  kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?