AKU zbulon 1,8 tonë patatina, kruasanë, miell e qumësht të skaduar

Autoriteti Kombëtar Ushqimor bën me dije se ka asgjësuar 1.825 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Ushqimor Fier asgjëson 1.825 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Drejtoria Rajonale e AKU Fier në vijim të zbatimit të planit vjetor të monitorimit për zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim, ka kryer 15 kontrolle zyrtare në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, janë asgjësuar 1.825 ton produkte ushqimore (patatina, miell, qumësht, bakerolls, molto etj.) me afat të kaluar përdorimi.

Gjatë inspektimeve të kryera janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim” dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, si dhe janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 130,000 lekë.

SHKARKO APP