Akulli dëmton linjën e tensionit Fushë-Arrëz-Pukë, pa energji elektrike qyteti dhe disa fshatra
Reshjet në formën e akullit dëmtojnë linjën 35 kv Fushë Arrëz – Pukë. Për pasojë Puka është pa energji elektrike prej 5 orësh.
Burime nga OST bënë me dije se linja e tensionit të lartë është dëmtuar në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtrës”. Tre grupe riparimi po punojnë, por terreni i vështirë po vonon riparimin.
Akulli ka shkaktuar dëmtime dhe në linjat e tensionit të mesëm dhe atij të ulët. Pa energji elektrike janë dhe fshatrat Rrape, Rryp, Xath, Flet.