Akuza e fortë nga Shpëtim Idrizi: Beleri u zgjodh për të rikthyer tensionet në Himarë

Për kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, grekët e dinë se arrestimi i Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë, por ata e zgjedhin këtë rast për të rikthyer tensionet e harruara prej vitesh në Himarë. Ai tha se Fredi Beleri është një figurë, e cila ka “hije të mëdha në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Nga ana tjetër, kreu i PDIU-së ka kujtuar edhe se Beleri është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, në të cilën u vranë dy ushtarë shqiptarë, të cilët sot janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Ai thotë se dosja ndaj tij është zhdukur nga arkivi i Gjykatës së Tiranës, dhe për këtë arsye, ai i kërkoi SPAK-ut të nisë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

“Ata e dinë shumë mirë që është çështje e drejtësisë, por kjo është bërë për të rikthyer tensionet e harruara në Himarë. Duhet shumë mirë se për më shumë se dhjetë vjetësh, Himara nuk ishte në hartën e tensioneve mes dy vendeve. Himara nuk është një zonë minoritare. Prej shumë vitesh ishin harruar këto skena, dhe pikërisht këtu duhet theksuar fakti se rikthimi i Himarës në zonë me tensione nuk ka ardhur sot, por ka disa vite që janë rikthyer tensionet në Himarë. Beleri është personi që është akuzuar për maskrën e Peshkëpisë, ku janë vrarë dy ushtarë, që sot janë dëshmorë të atdheut. Dosja e Belerit është zhdukur në Gjykatën e Tiranë. Këtij njeriu sot i është pushuar çështje, sepse drejtësia e Greqisë nuk i përgjigjet SPAK dhe së dyti, sepse në mënyrë të paprecedentë, në arkivin e Gjykatës së Tiranë është zhdukur dosja. SPAK duhet të fillojë hetimet për zhdukjen e dosjes së Belerit në arkivin e Gjykatës së Tiranës. Kjo nuk është e rastësishme dhe kjo është shumë e rëndë. Për këtë arsye është zgjedhur Beleri, për të rikthyer tensionet në Himarë”, tha Idrizi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?