Akuza e gazetarit opozitar: Ka diplomatë të huaj që nuk e hapin gojën prej dashnorëve!

Teksa në “Off the Record” në a2cnn po diskutohej puna e SPAK dhe dosjet e nxehta ku janë të përfshirë zyrtarë të mazhorancës apo opozitës, gazetari Basir Çollaku lëshoi dhe disa akuza të rënda ndaj diplomatëve të huaj në Shqipëri.

Sipas tij, drejtësia e re nuk duhet të funksionojë për të vepruar nga një mesazh i ambasadave të huaja, një pjesë e diplomatëve të të cilave kanë ardhur në vendin tonë për të vënë gjoba dhe për të zënë të dashura.

“Unë nuk e dua prokurorinë e posaçme që të veprojë apo mos veprojë nga një mesazh i çdo ambasade. Pavarësisht partneritetit dhe ndihmës së madhe të dhënë nga të huajt, një pjesë e të cilëve janë hajdutë këtu nëpër Tiranë, gjezdisin për gjoba e dashnore. Janë me emra nëpër video, nëpër filmime, por që kanë frikë mediat që t’i nxjerrin pasi turret trysnia qeveritare dhe diplomatike. Kanë sjellë kosto”, tha Çollaku në “Of the Record”.

SHKARKO APP