Akuza e rëndë e Bashës: Arma që ju gjet Elton Çiços i përket një drejtuesi të lartë të policisë
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një deklaratë bombë sot në emisionin “Opinion”. Ai tha se “arma që viktima Elton Çiço kishte me vete i përket një drejtuesi të lartë të Policisë së Shtetit”.
Gjatë emisioni Opinion, Basha u shpreh se “Besmir Qebini ka një rol në këtë vrasje”, ndërsa pyeti dhe kërkoi përgjigje nga policia që të bëjë publike se “e kujt ishte arma që kishte me vete Elton Çiça me vete dhe që u zhduk nga skena e krimit”.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të rëndë në drejtim të titullarëve të lartë të policisë për përfshirje në vepra penale dhe për lidhje me Emiljano Shullazin.
KOHA JONË SONDAZH

