Akuza e rëndë nga Kryemadhi: Pse nga e-mailet e Ramës, dalin veç kundërshtarët e tij në PS?
Monika Kryemadhi, gjatë fjalës në Kuvend tha se kryeministri Edi Rama ka korruptuar jo vetëm institucionet shqiptare që i ka vënë në shërbim të tij, por arriti që të blinte edhe zyrtarin e lartë të FBI-së. Deputetja e Partisë së Lirisë, hodhi edhe një akuzë të rëndë, ku tha se në e-mailet e Ramës, dalin vetëm në ato raste të kundërshtarëve të tij brenda PS-së dhe jo njerëzve të afërt.
”Me paratë e qytetarëve korruptoi McGonigal dhe institucionet. Sa më afër fundit të jetë një qeveri aq më pakuptimta janë ligjet që miratohet. Thuhet duhet ndryshuar ligji për të krijuar komision hetimor.
Ka një problem shumë të madh në çështje McGonigal. Paniku që kryeministri kishte në momentin që flitej për këtë, u ul pranë Majkos të cilin nuk e vuri as në listë për deputet, duhet të arrestoje Bllako që të ishte Majko deputet. Rama nuk dëgjonte dot deputetët e opozitës, por shfaqi një dashuri të madhe për deputetët e tij që i ka nxjerrë emailet, videopërgjimet si ai i Babales.
Mjafton të shohim email-et që dalin nga zyra e Ramës, dalin emaile të ministrave e drejtorëve të shkarkuar, armiqve të Ramës, por si nuk doli ndonjë email i bashkëshortes apo kunatit të Ramës që fitojnë tendera, si nuk doli TIMS-i vëllai të Ramës”, tha Kryemadhi.