Akuza e Salianjit: Policia mban “krakun në dryn”
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora se policia shërben si mburojë e grupeve kriminale duke iu bërë krah.
Salianji: Jemi në një situatë ku policia mban krakun në dryn, policia e shtetit ndërmerr aksione dhe vetëm për tu bërë krah e një bande kriminale ose të asaj që paguan më shumë os të atyre që kanë lidhje politike. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh. Po të marrësh statistikisht përveç asaj që raporton media, nëse ka një grup të strukturuar kriminal në Shqipëri që t’i ketë shkuar deri në fund të gjithë të arrestuarit janë punëtorë duke përfshirë dhe rastin e fundit i Pireut ku janë kapur njerëz të cilët që janë të nivelit periferik. Trafikantët nga Amerika latine e sjellin drogën në Shqipëri ku e përpunojnë dhe pastaj e dërgojnë jashtë.