Akuza edhe për inceneratorin e Tiranës, Lefter Koka: Jam viktimë e Saliut dhe partiçkës së Ilirit

Në seancën e kësaj të hëne, SPAK caktoi masë sigurie ”arrest me burg” për Inceneratorin e Tiranës edhe për Lefter Kokën. Ky i fundit ka mbajtur qëndrim mohues në seancë, duke hedhur akuza në drejtim të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Nuk kam shpërdoruar detyrën. Jam viktimë e Saliut dhe partiçkës së Ilirit. Akuzat janë ngritur mbi bazë perceptimi mediatik e politik. SPAK rri e rri dhe më cakton ndonjë masë. I kërkoj ndjesë stafit të gjithë atyre që ndodhen këtu për shkakun tim”, mësohet të jetë shprehur Koka.

Ish-ministri Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Kjo sepse sipas SPAK, Koka miratoi procedurën e koncesionit pa pasur dokumentet e hartuara nga Komisioni. Ky i fundit nuk verifikoi studimin e fizibilitetit i kryer nga “Integrated Energy BV”, pasi aty ishin vendosur të dhëna fiktive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?