Akuza nga Berisha: Policia në parlament me urdhër të Ramës, dëshmi e diktaturës

Sjelljen e PS-së kundrejt protestës së opozitës, Sali Berisha e konsideron si dëshmitë diktaturës, që sipas tij është vendosur në vend nga Edi Rama. Ai e konsideroi të jashtëligjshme praninë e shtuar të gardës në sallë dhe hetimin e nisur nga policia për incidentet e ndodhur gjatë seancës.

”Janë dëshmi e pakontestueshme e narko-diktaturës së vendosur në Shqipëri. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë, kishte futur në sallën e parlamentit në kundërshtim absolut me ligjet njerëz të armatosur. Edi Rama në kundërshtim flagrant me ligjin kishte futur në parlament policinë”,-tha Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët.

Duke e konsideruar formën e protestës së opozitës si kushtetuese, ish-kryeministri tregoi kushtet që ka për maxhorancën për rikthimin e jetës normale në Kuvend.

”Nëse zbatohen tre kërkesat e grupit Parlamentar të partisë demokratike, grupi i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentar. Të harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit. Jo për djegien e mandateve, por as bojkotin.
Ndërkohë la surprizë vendimin nëse të hënën do të paraqitet në gjykatë para oficerit të policisë gjyqësore, duke iu bindur masës së sigurisë vendosur ndaj tij. Për të gjitha do ju informoj në ditët në vazhdim”,-tha më tej.

SHKARKO APP