Akuza nga Xhixho: Rama po dëbon nga Shqipëria më shumë njerëz se Putini nga Ukraina
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, duke i’u referuar shifrave të Eurostat për azilkërkuesit në vendet e BE-së, thotë se nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, një vend në luftë. ”Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar. Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën. Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina”.
Postimi i plotë
Shqiptarët duan të largohen sepse kjo qeveri e ka bërë këtë vend të pajetueshëm. Nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, sipas Eurostat. 1100 shqiptarë kanë kërkuar azil përgjatë 8 muajve, ndërsa ukrainas që i ikin luftës janë vetëm 950.
Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar. Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën. Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina.
Është koha të ndalim shpopullimin! Është koha të rikthejmë shpresën!