Akuza për korrupsion/ Shtyhet gjyqi për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

Shtyhet gjyqi për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea. Mësohet se seanca e radhës është caktuar në datën 30 janar.

Shkak i kësaj shtyrje është bërë mungesa e një prej avokatëve, përkatësisht i të pandehurës Eleni Linos, me pretendimin se nuk ndodhet në Shqipëri.

Majlinda Andrea dhe bashkëshorti, Odise Andrea akuzohen për korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-gjyqtarja akuzohet se ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume parash prej 50 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, ka komunikuar me sekserin Petraq Dashi dhe i ka kërkuar atij 50 mijë euro për marrjen e vendimit në favor të tij për pronën në Sarandë.

Trualli pretendohej nga Ilia Çabiri i cili ndodhet në arrest me burg dhe Eleni Lino qe ndodhet në arrest shtëpie, të cilin kishin nisur edhe procesin gjyqësor ku gjyqtare ishte Majlinda Andrea.

Çabiri dhe Petraq Dashi ndodhet në arrest me burg. /BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?