Akuza për ndërtim të paligjshëm, lirohet biznesmeni i njohur Hajredin Fratari

 Para dy ditësh ai u arrestua me akuzën e ndërtimit të paligjshëm të një pallati në zonën e Selitës. Avokati i tij ka insistuar që arrestimi të cilësohej i paligjshëm si dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Prokurori Cama ka deklaruar se gjatë arrestimit të biznesmenit nuk janë respektuar kushtet e procedurës penale për arrestimin në flagrance, ndërkohë që mësohet se Fratari pritet të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e ngritur ndaj tij.

Pas arrestimit, ka reaguar edhe politika. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka e ka cilësuar hakmarrje të kryeministrit Rama arrestimin e Fratarit, për akuzat që ky i fundit i ka bërë Ramës në kohën që drejtonte Bashkinë e kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asokohe, Fratari e akuzoi Ramën se i kishte kërkuar 1 milionë dollarë për t’i dhënë leje ndërtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?