Akuzat e Kuvendit për Metën që Kushtetuesja i hodhi poshtë

Kuvendi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese një sërë shkeljesh që sipas tyre i ka shkelur Presidenti i vendit, Ilir Meta, ku edhe kërkuan shkarkimin e tij. Pretendimi i parë i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese lidhet me përfaqësimin e unitetit të popullit, për të cilin deputetët besonin se Meta kishte shkelur nenin 86 të Kushtetutës.

Po ashtu Gjykatën Kushtetuese nuk e bindi as pretendimi i Kuvendit për shkeljen e betimit nga Presidenti Meta, që sanksionohet në nenin 83, pika 3 të Kushtetutës, ndonëse raporti që kërkonte shkarkimin e tij kishte sjellë plot citime nga fjalët e Kreut të Shtetit.

Gjykata nuk pranoi as që kreu i shtetit të ketë pasur probleme edhe me gjuhën e përdorur ndaj përfaqësuesve ndërkombëtare. Me pretendimin se Meta kishte cenuar rendin dhe sigurinë publike, Kuvendi e akuzoi se dubloi kompetencat me ato të Prokurorisë dhe Policisë, por Kushtetuesja gjykoi se as rendi publik nuk u cenua dhe as kompetencat nuk u tejkaluan.

Si mbështetëse e fortë e Reformës në Drejtësi, ambasada e SHBA-së në Tiranë ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po demonstron pavarësi dhe integritet.

SHKARKO APP