Akuzat e PD, Policia e Shtetit: Drejtohuni në Prokurori

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar sot ndaj deklaratës së Partisë Demokratike për përfshirjen e disa shefave të policisë në trafikun e dogës.
Në reagimin e policisë thuhet se opozita duhet t’i drejtohet prokurorisë për çdo pretendim.

Deklarata e plotë e PD:

“Për të disatën herë, nga foltorja e subjektit politik  Partia  Demokratike  opinioni  ndjek të njëjtat sulme kundër Policisë dhe drejtuesve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit në respekt të këtij opinioni ka vetëm një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: nuk ka asnjë tërheqje në këtë luftë kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe për PD-në përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë.

Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku politika t’i përmbahet ligjit e institucionet të bëjnë detyrën pa presion politik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?