Akuzat e PD, vjen reagimi urgjent nga LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur menjëherë kryetarit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, i cili e quajti pjesë të pazarit politik me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pak para mbledhjes së këshillit bashkiak, ku pritet të votohet projekt-vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Erion Veliaj pranoi kushtet e vendosura nga anëtarët e LSI, duke siguruar mbështetjen e tyre. Anëtarja e LSI në këshill, Eriona Bixha, tha se LSI nuk është bërë pjesë e asnjë pazari dhe se është pjesë vetëm e shqetësimit të qytetarëve.

“Leonard Olli na bën palë të pazarit politik. Vota jonë në shërbim të interesit të qytetarëve. S’jemi pjesë e asnjë pazari. Ne jemi pjesë vetëm e shqetësimit qytetar. Gjendja në ujësjellës sot edhe për faj të ish-kryebashkiakut. Do vendosim gjithmonë pro qytetarëve”, tha Bixha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?