Akuzat e teknikes së PD, DAP hetim për sekretarin e MAS

Drejtoria e Administratës Publike (DAP) ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit, Plarent Ndreca.

Vendimi i DAP erdhi disa javë pas denoncimeve dhe kallëzimeve të vetë ministres teknike të PD të emëruar në krye të ministrisë së Arsimit, Mirela Karabina.

Përplasjet mes ministres dhe sekretarit arritën kulmin në fundin e muajit Qershor, ndërsa Karabina kërkoi largimin e tij nga detyra dhe ndjekjen penale, por DAP nuk e pranoi kërkesën duke vendosur që të rikthehet në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datë 31 Korrik është vendosur nisja e hetimit disiplinor, ndërsa Ndreca ka afat deri në datë 7 Gusht për të paraqitur pretendimet për të cilat akuzohet, pasi në datë 23 Gusht do të jetë seanca dëgjimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i DAP per nisjen e hetimit disiplinor

dokument
dokument

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?