Akuzat mbi Thaçin, Peza: Akuzat janë të iniciuara politikisht

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli sot para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ku mohoi të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel. I ftuar në emision, Sekretari i PS, Alfred Peza tha se kjo është një akuzë e ngritur politikisht.

“Ne nuk pot hemi se ata që janë atje janë ëngjëj. Nëse kanë kryer krime natyrisht duhet të dënohen.  Për mua ky është një proces i ndikuar politikisht.

Nuk është rastësi që aktakuza ndaj Thaçit u bë publike kur ai po udhëtonte drejt SHBA-së. Nuk është rastësi që Thaçi del para gjykatës pasi është zgjedhur presienti i ri në SHBA”- tha Peza.

SHKARKO APP