Akuzat për drejtuesin e policisë në Shkodër, eksperti Karamuço: Është kërcënuar disa herë nga bandat

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha deklaroi sot se Edmond Sulaj u zgjodh drejtor i Policisë së Shkodrës sipas meritës me konkurs. Kurse eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, thotë se drejtori i Policisë së Shkodrës është kërcënuar disa herë nga bandat, por nuk flet sepse nuk dëshiron që të bëjë viktimën.

”Edmond Sulaj në 2021 s’ka qenë fare në asnjë lloj qyteti që i përket veriut të Shqipërisë. Në këto komunikimet në platformën ”SKY” flitet për bandat e Shkodrës dhe Lezhës. Ndërkombëtarët nuk i sjellin për ti diskutuar në Parlament, por për t’i hetuar SPAK.

Ajo që po ndodh është se dikush nga funksionarët e SPAK po i nxjerr këto po bën një gabim të madh për të indimiduar funksionarët dhe për të hapur një përplasje bandash. Është sekret hetimor, ka një urdhër që të mos dilnin në media. 

Do shkaktojë përplasje bandash se disa nuk e dinte mendimin e rivalit. Është e dyta herë që drejtori i Shkodrës sulmohet politikisht. Këtë vit ka asgjësuar 400 mijë rrënjë kanabis. Shkodra është kthyer në Palermo, për shkak të përplasjes së bandave për drogë.

Është kërcënuar disa herë, ai nuk e pranon se nuk do të ngjajë viktimë. Nuk mundet dot që këtë person t’i themi je pjesë e bandave kur ai i ka hequr 400 mln euro bandave këtë vit. Në fund të muajit korrik patëm operacionin Plumbi i Artë 2, është bërë hetim i madh nga ana e SPAK. Janë pyetur drejtues e policisë dhe të BKH, arrestohet një person në një vend fqinj dhe ai ka të deklaruar që se ka marr informacionin nga policia, por nga brenda BKH-së”,-tha në ”Top Story”.

SHKARKO APP