Akuzat për numrin e viktimave, Rakacolli: Basha ka lënduar mjekët

Në një lidhje Skype për Ora News, drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka hedhur poshtë akuzat e liderit të opozitës Lulzim Basha, sipas të cilit po fshihen numri real i viktimave nga Covid-19.

Sipas Rakacollit, Ministria ka bërë një raportim korrekt, ndërsa shtoi se deklarata e Bashës ka lënduar mjekët e Infektivit.

Mira Rakacolli“Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë një deklaratë në mbështetje të deklaratës së mjekëve të Spitalit Infektiv. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar me transparencë vdekjet, të cilat kanë qenë të rezultuara nga Covid, sipas shkakut të përcaktuar nga mjekët në dokumentat mjekësore që janë bazë dhe që shoqërojnë të gjithë të sëmurët kur këta humbin jetën.

Ju I keni parë pamjet, mjekët e Infektivit, të gjithë bashkë, të gjithë të lënduar, të gjithë të tronditur që akuzohen se nuk kanë raportuar vdekje të sakta. Le t’ia lemë kohës. Ne kemi raportuar gjithmonë me seriozitet”.

SHKARKO APP