Akuzat për portin e Durrësit/ Deputetja e PS, Spahiu: Berisha të shkojë në SPAK
Deputetja e PS-së për qarkun e Durrësit, Klodiana Spahiu thotë se zgjedhjet e 6 marsit e kanë karikuar PS-në, sepse edhe koha për fushatë është shumë e shkurtër.
”Ne jemi munduar të bëjmë një analizë të hollësishme në çdo rajon, në çdo shtab për të parë dhe problematikat e për t’i dhënë zgjidhje. Organizimi i PS është i tillë që jemi gjithmonë gati për zgjedhje dhe mbi të gjitha këtë herë kemi e një motiv më shumë. Do të dëshiroja shumë që të kishim sa më shumë kandidate gra në drejtim të pushtetit lokal”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se kompania ”Emaar Group” është larguar dhe tani projekti është marrë nga disa kompani shqiptare offshore. Spahiu e mohoi një gjë të tillë.
”Kompania nuk është larguar. Nëse zoti Berisha ka akuza të tilla është mirë që t’i drejtohen SPAK-ut dhe Prokurorisë. Po krijohen të gjitha strukturat e nevojshme për tu marrë me këtë punë. Qëllimi ynë është që të fillojë sa më shpejt projekti. Akuza të tilla do të ketë gjatë gjitha kohë, është detyrë e strukturave të veçanta të merren me to”.