Akuzat për rritje taksash, Ahmetaj: I kemi ulur, qeveria po kursen

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për rritje të taksave dhe çmimeve.

Pavarësisht mungesë së saj, ai tha se ka pasur ulje çmimesh për shumë produkte ndërsa thekson se qeveria “Rama” po kursen dhe po trajton borxhin publik.

“Ku konsistojnë masat që propozohen. Për të gjitha njësitë që preken nga ulja e pragut të TVSH është bërë një sondazh i drejtpërdrejtë nga INSTAT. Rezultantja është; inflacioni për prillin dhe majin rezulton të jetë në 2 %.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka ulje çmimesh për shumë produkte. Ajo që pretendoi opozita nuk është e vërtetë. Ajo që po bëjmë është një planimetri fiskale, që shkon në përputhje me rritjen e sektorëve prioritetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Frytet e diskutimi është lehtësimi fiskal. Me këto lehtësime fiskale sot 91% e sipërmarrjes e ka tatimin-fitimin ose 0 ose 5 %.

‘U rriten taksat, u rritën’ u lën taksat. U fermentua e njëjta bolori. Biznesi i vogël deri në 5 milionë 0 tatim fitim. Ju e rritët borxhin (i drejtohet opozitës).

Ne jo vetëm që ulën taksat, por po ulim dhe borxhin. Qeveria kursen dhe trajton borxhin e trajtuar nga ju o të munguar”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?