Akuzat për rrugën Milot-Balldren, Ministria: Ja procedurat që po ndiqen

Referuar publikimeve në media rreth procedurës së hapjes së garës për dhënien me koncesion partneritet publik/privat për “Ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron sa vijon:

Vlera e shënuar në relacionin e Buxhetit të Shtetit përfaqëson vlerën e parashikuar të kostos së ndërtimit të kësaj rruge në momentin kur është paraqitur ideja. Ndërkaq, vlera e vendosur në fondin limit të hapjes së garës për këtë koncesion është 20.1 miliardë lek dhe përfshin brenda saj edhe ndryshimet që ka pësuar projekti për ‘Ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”.

Konkretisht, projektit i janë shtuar krahasuar me atë fillestar sa vijon:

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. Ndërtimi i rrugëve sekondare që nuk ishin parashikuar në variantin e parë por të konsideruara të domosdoshme.
  2. Sjellja në parametrat e kategorisë A të aksit ekzistues si dhe përmirësimi i nivelit, shtimi edhe i korsive të emergjencës në këtë aks.
  3. Rikonstruksioni i dy urava ekzistuese mbi lumin Drin dhe Mat si dhe i të gjitha veprave të artit për t’i sjellë edhe ato në parametrat e kësaj kategorie rruge.
  4. Përmirësimi i parametrave të rrugës në zonën kënetore nga Ura e Drinit deri në hyrje të tunelit dhe i të gjitha nënkalimeve që i shërbejnë komunitetit.
  5. Ndriçimi i të gjitha nyjeve hyrëse dhe dalëse që nuk ishin parashikuar në variantin e parë.
  6. Përmirësimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale në rrugën ekzistuese sipas Kodit të Bashkimit Europian për rrugë të kategorisë A

Kosto e parashikuar në fondin limit të hapjes së procedurës përfshin kryerjen e një pakete ndërhyrjesh të reja krahasuar me variantin fillestar ndaj dhe shuma ndryshon nga ajo e shënuar paraprakisht në relacionin e Buxhetit të Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë garanton median dhe opinionin publik se për secilin projekt të Partneritetit Publik Privat në fushën e infrastrukturës rrugore do të merret kompani e huaj e specializuar për të kryer supervizimin dhe çertifikimin e punimeve dhe kostove përkatëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?