Akuzat për vrasjen në Elbasan, Bardhi: Keqardhje për transformimin e qëndrimit të Berishës
Gazmend Bardhi ka folur edhe njëherë për akuzat e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha se së bashku me Tauland Ballën, ai mban përgjegjësi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Bardhi shpreh keqardhjen për transformimit të qëndrimit të Sali Berishës për këtë ngjarje të rëndë dhe e akuzoi ish-kryeministrin se ai ka bërë gjithmonë politikë me vdekjen, duke e quajtur këtë gjë të pamoralshme.
“Mbajtja qëndrim për atë ngjarje. Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së një qytetari, por dhe për faktin që një tjetër person, babai i 4 fëmijëve qëndron në burg për këtë ngjarje. Kam bërë thirrje që kjo ngjarje të zbardhet. Uroj që dhe Berisha ta ketë thirrjen që ngjarja të hetohet. Keqardhje për transformimin e qëndrimit të Berishës. E kuptoj që ai ka një betejë me Bardhin sepse ai mendon ndryshe.
Mund ta bëjë atë përgjegjës për çdo lloj gjëje. Demokratët e dinë që nuk jam shoqëruar kurrë me grupe kriminale, i kam pasur ata përballë. Për atë ngjarje nuk ka përgjegjësi jo unë, por asnjë demokrat i Elbasanit, që Taulant Balla kishte si shtab elektoral një strukturë të mirëfilltë të krimit të organizuar.
Ka deklarata të këtyre individëve që thonë që jemi pjesë e shtabit të Taulant Ballës. Unë kam bërë gjithçka për të mos pasur asnjë konflikt gjatë fushatës”,-tha në “A2cnn”.