Akuzohen për disa vepra penale, pezullohen nga detyra 5 policë

Pesë policë në Komisariatin e Maliqit në Korçë janë pezulluar nga puna dhe janë vënë nën hetim pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Konkretisht për këto vepra penale po hetohet Shef i Sektorit të Rendit në DVP Korçë dhe katër inspektorë.

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, në bashkëpunim me struktura të tjera të kontrollit të territorit, kanë favorizuar kundrejt shumave në lekë prerjen, transportin dhe tregëtinë e paligjshme të lëndëve drusore nga subjekte të ndryshme të shitjes së lëndëve drusore.

Po ashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësit e policisë, Kryekomisar R. H., Inspektor D.L. dhe Inspektor A.A. kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

SHKARKO APP