Akuzohet për ngacmimi seksual, arrestohet 59 vjeçari në Durrës

Një 59 vjeçar në Durrës është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për ngacmim seksual. Siç raporton policia ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin në kërkim R. A., 59 vjeç, banues në fshatin Romanat Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale “Ngacmim seksual“, thotë policia.

Në pranga ka rënë edhe një 19 vjeçar i cili ka përplasur me makinë një të re.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 25 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP