Akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve në Holandë, arrestohet në Slloveni

Policia holandeze ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë nga Elbasani, Florenc dhe Glevis Tola. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë.  Sipas mediave holandeze, bëhet fjalë për një 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili është arrestuar së fundmi në Slloveni. Pas hetimeve, shqiptarit iu vunë prangat me kërkesë të autoriteteve holandeze, rreth një javë më parë. Policia holandeze ka kërkuar ekstradimin e tij si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Tola.  Një shqiptar tjetër u arrestua në Holandë, dy ditë pas ngjarjes. Trupat e pajetë të Florenc dhe Glevis Tolës, 25 dhe 29 vjeç, janë kthyer në Shqipëri dhe do të përcillen këtë të mërkurë për në banesën e fundit, në Elbasan.

SHKARKO APP