Alarm në federatën daneze: Shqiptarët po blejnë biletat e vendasve

 

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të jetë mysafire e Danimarkës në 4 shtator. Ajo që po ndodh në federatën daneze është e çuditshme. Në këtë federatë ka mbërritur një kërkesë nga tifozët “Kuq e Zi” për më shumë bileta. Tifozëve shqiptarë u janë rezervuar 2150 bileta, por ata kërkojnë edhe 1500 bileta shtesë. Ende nuk ka një vendim për këtë çështje, por ditët e fundit zyrtarët danezë kanë vërë edhe një tjetër fenomen për të cilin kanë vënë alarmin. Shqiptarët po blejnë edhe biletat e danezeve. Sipas disa burimeve mediatike thuhet se emigrantët shqiptarë kanë blerë gjysmat e biletave të shituar për tifozët vendas. Ndoshta nga ky fakt, mund të refuzohet kërkesa e grupit të tifozëve “Kuq e zi” për bileta shtesë.   

SHKARKO APP