FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarm në Greqi, zbulohen dy raste të mutacioneve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit në Atikë

Dy raste të infektuar me mutacionet e reja të COVID janë zbuluar ditën e sotme në Atikë të Greqisë duke ngritur alarm te autoritetet shëndetësore. Mediat greke raportojnë se dy rastet e reja janë prekur nga varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit.

Sipas ekspertëve më shqetësues është fakti se variantet e reja e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës.

Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet e COVID, autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata e pandemisë në Greqi është rënduar veçanërisht në ditët e fundit duke sjellë rritje të shtrimeve në spitale ndërsa shifrat nuk njohin ulje pavarësisht masave të marra. Sipas ekspertëve kjo konfirmon prezencën e mutacioneve të COVID në vend, veçanërisht atij britanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?