Alarm në Rinas, gjenden armë luftarake në pakot e…
Alarmi që një sulm terrorist mund të godasë Shqipërinë, ka bërë që Policia e Shtetit të marrë masa shtesë në fushën e sigurisë publike, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe kufirit.
Kështu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kanë konstatuar pjesë armësh luftarake. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.
Gjithashtu, do të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar si portet dhe aeroporti, por edhe në kufirin e gjelbërt për personat që konsiderohen me risk, që dyshohet se lëvizin me mjete dhe sende të kundraligjshme.

