Alarm për bombë edhe në spitalin ku janë shtruar të plagosurit

Frika dhe paniku vazhdon të shtohet në Bruksel. Së fundi raportohet për një alarm për bombë në spitalin “Shën Pierre” ku janë shtruar disa prej të plagosurve.

Policia është duke verifikuar saktësinë e këtij alarmi.

Kujtojmë që në këtë spital u dërgua gjithashtu para 4 ditësh edhe terroristi Salah Abdeslam, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor.

Në rrugët e Brukeslit ka zbarkuar edhe ushtria për të garantuar sigurinë dhe për të patur nën kontroll situatën./

SHKARKO APP