Alarm për bombë te ‘Komuna e Parisit’. Kryhet shpërthim i kontrolluar

Dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se një alarm për bombë ka tronditur blerësit e një qendre tregtare. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme te lagja e quajtur ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë.

Mësohet se njësitë antieksploziv dhe policia kanë krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa po verifikojnë një pako të dyshimtë, të gjetur në ambientet e qendrës. Një pako me natriban, me një celular sipër saj u gjet në parkingun e qendrës Kristal. Dyshohet për një sasi eksplozivi, ndërkohë që klientët e qendrës tregtare dhe banorët e pallatit janë evakuuar dhe po qëndrojnë në rrugë.

Pas evakuimit të banorëve, forcat xheniere kanë kryer një shpërthim të kontrolluar në parkingun e qendrës tregtare në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet ku u gjet një pako e dyshimtë. Shpërthimi i kontrolluar u bë rreth orës 12:40.

 

SHKARKO APP