Alarm fals për bombë te “Rruga e Elbasanit”
Policia e Tiranës ka marrë një alarm për bombë në “Rrugën e Elbasanit”. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ekspertë xhenierë dhe forcat e antiterrorit. Për momentin është bllokuar rrugica përballë Ministrisë së Integrimit që del në “Rrugën e Elbasanit”. Një pjesë e banorëve është evakuuar.
Ekspertët xhenierë dhe ata të anti-terrorit kanë verifikuar telefonatën e bërë në Sallën Operative duke arritur në konkluzionin dhe alarmi ishte fals.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ende forca të shumta policie dhe ekspertë që po bëjnë verifikimet e rastit.
Edhe perimetri i sigurise eshte hequr.
KOHA JONË SONDAZH

