Alarm për bombë, zbrazet stadiumi i Manchester United
Alarm për bombë në Britani.Një pako e dyshimtë është gjetur në Old Trafford, stadiumin historik të Manchester United, ku pritej të zhvillohej përballja përfundimtare mes Manchester United dhe Bournemouth. Policia po kryen kontrollet pas njoftimit. Ndërkohë, ndeshja është anuluar dhe tifozët u evakuuan nga stadiumi.
Përballja e fundit mes ekipit të Manchester United me Bournemouth është shtyrë pasi stadiumi Old Trafford u evakuua pas alarmit për një pako të dyshimtë.
Ndeshja e vlefshme për Premier League e planifikuar të fillojnë në orën 15:00, u shty fillimisht për në 15:45. Por më vonë zyrtarët njoftuan për anulimin e ndeshjes.
Alarmi u dha rreth 30 minuta para se të niste ndeshja.
Policia apeloi tifozët të qëndrojnë larg efektivëve të policisë dhe qenve nuhatës gjatë kontrollit të stadiumit. Mediat britanike bëjnë me dije se pakoja e dyshimtë ishte identifikuar në pjesën veri-perëndimore të stadiumit.
Gazetarët të pranishëm në stadimum thanë se kishte mbërritur skuadra antibombë.
Besohet se ekspertët anti-eksplozivë po kontrollojnë një “pajisje të telefonisë mobile ‘ku dhe do të kryejnë një shpërthim të kontrolluar.
Policia dhe qentë nuhatës kaluan në sitë të gjithë stadiumin me një kapacitet prej 76.000 vendesh.










KOHA JONË SONDAZH

