Alarm tek fusha e Aviacionit, eksploziv poshtë makinës së një avokati

Alarm për praninë e një bombe është dhënë paraditen e kësaj të shtune në sallën operative të policisë së kryeqytetit. Alarmi ka ardhur nga banorët e zonës së ish-Fushës së Aviacionit, ku një granatë është gjendur poshtë një makine në atë zonë.  Pas evidentimit të granatës, policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar banorët që ndodheshin pranë kësaj makine.

Nga të dhënat e para mësohet se makina me targa AA 307 DB i përket shtetasit Agim Ahmataj, me preçedentë, dhe që punonte si shofer i një avokati, por nuk dihen ende më tepër detaje, nëse është tentuar ndonjë atentat ndaj tij, apo ka qenë ndonjë paralajmërim.

 Pas disa minutash, kur u dha njoftimi, kanë mbërritur në vendngjarje forcat xheniere, të cilët kanë larguar nga makina edhe granatën duke evituar kështu çdo rrezik të mundshëm për shpërthim.

SHKARKO APP