FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkia Elbasan sqaron qytetarët për aksin rrugor Gjinar – liqeni i Pashtreshit

Në lidhje me rrëshkitjet e tokës në pjesën fundore të aksit rrugor Gjinar-Liqeni i Pashtreshit, Bashkia Elbasan sqaron:

Bashkia e Elbasanit është njohur me problematikën që në momentin e parë që ka ndodhur. Specialistët tanë, por edhe ata të kompanisë zbatuese të projektit gjykojnë se rrëshkitja ka ardhur si pasojë e erozionit.

Me shkresën nr.prot. 6250 i kemi drejtuar shqetësimin investitorit dhe firmës zbatuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më sipër, në përmbushje të detyrimeve kontraktuale, objekti është ende në afatin kohor të garancisë dhe kompania do të marrë përsipër të gjithë ndërhyrjen për riparim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht është bërë mbushja e çarjes që ka pësuar pjesa fundore e rrugës për të bërë të mundur kalimin normal të mjeteve. Në asnjë moment nuk është penguar qarkullimi.

Kemi marrë garancinë nga firma zbatuese se ndërhyrja përfundimtare do të bëhet e mundur vetëm gjatë muajve të verës, kur niveli i liqenit ulet dhe ndërhyrja është më efikase.

Ndërhyrja do të përfshijë disiplinimin e shtratit të liqenit dhe sistemimin përfundimtar të rrugës.

Duke ju kërkuar ndjesë përdoruesve të rrugës, Bashkia Elbasan garanton se deri në ndërhyrjen përfundimtare, aksi do të mirëmbahet për të qenë lehtësisht i kalueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?