Alarmi i medias belge: Plazhet e Velipojës kontrollohen nga 5 familje mafioze
Media belge “Le derniere heure” përmes një artikulli të gjatë thotë se 5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën.
Ndër ta përmend edhe emrin e Safet Rustemit i cili sipas medias belge shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Emrin e tij, media belge e lidh edhe me vrasjen tronditëse të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.
KUSH ËSHTË SAFET RUSTEMI:
Safet Rustemi është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Sakaq, mbi Rustemin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 Shkurtit 2014. Gjykata Penale në Bruksel e dënoi me 9 vite burgim për trafik droge dhe 5 vite të tjera për heqje të lirisë e kërcënime me vdekje.
Çfarë shkruan për SAFET RUSTEMIN media belge dhe si e lidh emrin e tij me natën kur ndodhi VRASJA e ish-policit Boran Bërçana dhe Silvi Ndocit:

“Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba. Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë”.
ÇFARË SHKRUAN MEDIA BELGE PËR 5 FAMILJET MAFIOZE:
“5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri (Rustemi) zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë për ta vënë në dijeni se klienti i tij është në Shkodër. Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”.
KOHA JONË SONDAZH


