Alarmi i sizmiologëve amerikanë: Toka do goditet nga një tërmet mbi 8 ballë

“Më i madhi”. (Big one) E kanë quajtur kështu, studiuesit e sizmiologjisë në Kaliforni të SHBA-ve një tërmet që ata mendojnë se shumë shpejt do të lëkundë tokën.

Shkencëtarët thonë se ai do të jetë me magnitudë mbi 8 dhe që mund të shkatërrojë dhjetra qytete pranë tij.

Thomas Jordan, drejtor i “Southern California Earthquake Center” thotë se epiqendra e tij mund të jetë bregu perëndimor i San Andreas dhe mund të godasë edhe Los Angeles.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një llogaritje të bërë nga studiuesit një tërmet i shkallës 7.8 gradë Rihter dhe që zgjat deri në 2 minuta është i aftë të shkaktojë mbi 1800 viktima dhe 50 mijë të plagosur dhe 200 miliard dëme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thomas Jordan thotë se autoritetet duhen të përgatiten për një tërmet të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?