Alarmi me domatet në Myzeqe, ekspertët: Jo faji i farave

Fermerët në Myzeqe, zona që cilësohet si një nga hambarët kryesorë të vendit, janë tejet shqetësuar për cilësinë e dobët të prodhimit të domateve, dhe akuzojnë për këtë farat e këtij viti. Dy nga ekspertët e bujqësisë në atë zonë, Dhimitër Qorri, Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Perimeve në Lushnje dhe Eltinor Mahmutaj nga Agjencia Rajonale e Bujqësisë, mohojnë që raporti shkencor të ketë përcaktuar këtë arsye.

“Ka shkuar një ekip i madh i Ministrisë së Bujqësisë, verifikuam situatën. Sipas analizave, problemi nuk qëndron tek farat”, thotë Qorri. Në raportin e tyre si një ndër shkaqet përmendet temperatura. “Kemi pasur mbi 5 gradë më shumë se normalja, një nga elementët bazë që ka ndikuar në uljen e cilësisë”, vijon ai, duke evidentuar që në prodhimtari ka ndikuar edhe prania e një insekti dëmtues si mizat “krahëbardha”, që duhet luftuar në mënyrë biologjike.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën, sepse ajo zonë ka rreth 1 mijë hektarë serra, pa llogaritur mbjelljet e tjera. Problemi i hasur nga fermerët evidenton një dobësi të bimës që nga rrënja, që nuk ka lejuar prodhimtarinë e pritur”, shton Mahmutaj, i cili shton se farat janë të garantuara në cilësi. “ Plehrat dhe farat që ne marrim janë të certifikuara nga Bashkimi Europian, kemi arritur edhe certifikime të tilla sepse synojmë të çajmë në tregun ndërkombëtar. Ekspertet janë rritur me 14%, që do të thotë se sistemi po funksionon. Teknologjitë e serrave tona janë tashmë të larta, si në vendet e tjera të BE-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Mahmutajt, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor është e hapur çdo ditë “sepse ky sektor nuk pret për orare zyrtare, kemi agronomë shumë të mirë. Këshillimi merr përsipër nga përgatitja e tokës dhe përzgjedhja e farës deri në ciklin e jetës së bimës dhe vjeljen. Ky këshillim ndodh në çdo njësi vendore”. /A2cnn/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?