Alarmi! Në detin Adriatik, specie të rrezikshme peshqish

Në disa plazhe italiane, temperaturat e ujit kanë arritur deri në 31-32 gradë, duke u ngjasuar atyre të Polinezisë.

Por ngrohja e ujit të detit ka nxjerrë në pah një fenomen mjaft të rrezikshëm. Në detin Adriatik kanë mbërritur disa specie të rrezikshme të ujërave tropikale.

Së fundmi janë shfaqur dy miq të padëshiruar, të cilët janë peshq të rrezikshëm dhe helmues, raportojnë mediet italiane.

Autoriteti detar italian bën të ditur se peshku akrep dhe peshku top me njolla vijojnë zgjerimin e tyre gjeografik në detet tona.

Ndërkohë janë vënë re edhe alga toksike dhe medusa vrasëse.

Peshku akrep është parë për herë të parë në Mesdhe në vitin 2013. Fillimisht u fut aksidentalisht në Florida të SHBA në fund të viteve 80, duke pushtuar detin e Caraibeve dhe një pjesë të mirë të brigjeve të Atlantikut, deri sa arriti të kalojë kanalin e Suezit për t’u përhapur në Mesdhe.

Ky peshk është i pajisur me gjemba të gjatë dhe helmues dhe në rast të kontaktit pjesa e lënduar duhet shpëlarë mirë me ujë të nxehtë për të ulur efikasitetin e veprimit të helmit.

Edhe peshku top është shumë helmues dhe duhet evituar prekja apo konsumimi i tij, pasi efekti toksik ngelet i pandryshuar edhe pas gatimit. Ndërkohë që ekspertët thonë se ka një kafshim shumë të fuqishëm dhe duhet patur shumë kujdes. Durreslajme

danger zone of the deep scorpionfish stonefish lionfish

SHKARKO APP