FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Malaj: Kur çmimi i naftës kalon 220 lekë, Bordi do të ulë me 8 lekë akcizën

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka shpjeguar se si do të funksionojë ulja me 20% e akcizës së naftës, nëse çmimi e kapërcen 220 lekë për litër. Ai thotë se ulja e akcizës, prej 8 lekësh, do të llogaritet nga vetë Bordi i Transparencës në momentin që çmimi kalon 220 lekë për litër dhe bizneseve u komunikohet çmimi i reduktuar i tregtimit me pakicë prej 213 lekësh.

“Mekanizmi do jetë i tillë në momentin që bordi do caktojë që çmimi i tregtimit me pakicë do jetë 221 lekë, në atë moment merret vendimi që çmimi i shitjes do jetë 221 lekë minus reduktimin e akcizë 20%, pra do të jetë 213 lekë. Kjo do bëhet me baza ditore, kur çmimi kalon mbi 220 lekë, do kemi një reduktim të çmimit me pakicë me 8 lekë. Kur çmimi do jetë nën 220 lekë, do jetë çmimi që ka përcaktuar Bordi”, tha Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?