Alarmi në Durrës – Dyshime për eksploziv, forcat xhenio nuk gjetën lëndë plasëse në mjet

Policia e Durrësit është vënë në alarm pasditen e sotme nga dyshimet për vendosje eksplozivi ndaj një automjeti.

Ka qenë drejtuesi i makinës që ka sinjalizuar policinë. Menjëherë policia bllokoi qarkullimin e automjeteve në aksin Durrës- Shijak.

Forcat xheniere kanë bërë kontrollin e mjetit ku më pas bënë me dije se nuk kanë konstatuar lëndë plasëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Automjeti po transportohet me karotrec drejt një pike servisi, ku pritet të bëhet një kontroll i detajuar nga ekspertët antieksploziv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?